Opinion nga FOL

Në politikologji është i njohur termi “parti pushteti”, që përkufizon një subjekt politikë i cili nuk zgjedh mënyra për të qenë në pushtet. Kjo mund të thuhet edhe për Bashkimin Demokratik për Integrim, një parti e cila vazhdimisht ka bërë lojëra politike dhe kalkulime meskine vetëm e vetëm për të mbajtur primatin e të qenit në pushtet.

Që nga viti 2006, kur VMRO-DPMNE me 38 fitoj zgjedhjet parlamentare, BDI në koalicion me PPD 17 mandate, PDSH 11 mandate. VMRO si fituese si partner koalicioni zgjodhi PDSH-në, si parti djathtiste, ideologjikisht dhe konceptualisht më të përafërt, BDI inponoj nëpërmjet trumpetuesve mercenar të fellës akademike termin “fituesi me fituesin”, me çka nëpërmjet presionit të opinionit publik dhe dorë në zemër të një megalomanije të Menduh Thaçit, arriti të ndikoj edhe te faktori ndërkombëtar me çka VMRO prishi koalicionin me PDSH dhe vazhdoj të qeveris me BDI-në.

Megjithatë, politikat e VMRO-së në kohën e qeverisjes me BDI-në u bënë anti evropjane dhe anti integruese. Edhe përkundër kësaj BDI në asnjë moment nuk e pa të arsyeshme që të kërcënoj politikat e Nikolla Gruevskit me dalje nga qeveria, por përkundrazi vazhdojë të bëjë “amin” dhe të ushtroj pushtet degjenerues siç kemi patur mundësi të dëgjojmë në audioinçizimet e skandalit të quajtur “bomba”.

Nga viti 2008 deri në vitin 2016, në 3 cikle zgjedhore Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti bëjnë koalicionime dhe udhëheqin Maqedoninë e Veriut, duke e respektuar parimin “Fituesi me fituesin” të imponuar nga BDI, sepse sipas saj (edhe pse kushtetuta nuk e parasheh), fitusi i kampit maqedonas dhe fituesi i kampit shqiptar duhet të udhëheqin shtetin.
Në vitin 2014 u mbajtën bashkë zgjedhjet e parakohshme parlamenare dhe presidenciale. Edhe pse VMRO me 61 mandat të fituar kishte mundësi të merr për partner të koalicionit cilën do parti, madje edhe ta bëjë qeverinë vetë, ajo sërisht respektoj parimin fituesi me fituesin dhe qeverinë e vitit 2014 e bëri me BDI e cila fitoj 19 mandate. Por, këtij vendimi të VMRO-së, i parapriu servilizmi i BDI-së në zgjedhjet Presidenciale, në të cilat BDI nuk nxori kandidat por bëri thirje që të votohet kandidati i VMRO-së, Gjorgji Ivanov, edhe pse PDSH kishte kandidatin shqiptar Iljaz Halimi. Pastaj, në vitet në vijim kishim mundësi të shohim se çfar politike të mbrapsht ndaj proceseve eurointegruese edhe ndaj shqiptarëve kishte Gjorgji Ivanov i përkrahur nga BDI.

Kthesa e madhe ndodh në vitin 2016 kur BDI e shkel parimin “fituesi me fituesin”, pasi që VMRO me 51 mandate edhe në këtë cikël zgjedhor fiton LSDM e cila fitoj 49 mandate, por partitë shqiptare BDI dhe Aleanca për Shqiptarët formojnë qeverinë me LSDM, me pretekst se kjo është në të mirë të vendit dhe është kërkesë e faktorit ndërkombëtar.

Në vitin 2017 në zgjedhjet lokale, BDI bëri koalicion parazgjedhor me LSDM dhe me disa parti të tjera më të vogla si ajo e Lube Boshkovskit i cili ishte edhe në tubim në mes të Tetovës për ta mbështetur Teuta Arifin.
Në vitin 2019 u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe BDI sërisht iu servilos partnerit të saj të koalicionit kësaj radhe LSDM-së. BDI, nuk nxori fare kandidat për president, por mbështeti kandidatin e LSDM-së, Stevo Perndarovski edhe pse në kampusin shqiptar kishte kandidat të pavarur për president i mbështetur nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, Blerim Reka, i cili mori gjithsejtë 79.888 vota, që do të thotë se BDI ka bërë thirje deri te antarësia e tyre që të votohet kandidati maqedonas dhe jo ai shqiptar dhe këtë sepse tani më dihej që në vitin 2020 do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në vitin 2020, siç edhe pritej BDI me 15 mandate bëri koalicion me LSDM-në fituese e cila bashkë me Lëvizjen Besa në koalicion fitoj 46 mandate, në krahasim me VMRO me 44 mandate, ndërkaq koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mori 12 mandate.
Në zgjedhjet e këtij viti Ali Ahmeti duke parë se nuk gëzon më autoritetin e duhur për të fituar zgjedhjet bindshëm si në të kaluarën, u servilos kësaj radhe te kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, madje nuk ngurroj që të shkoj në konak disa herë (gjë që në të kaluarën as që mund të paramendohej të ndodhte).

I bindur se Arben Taravari do bjerr pre e trysnisë së pushtetdashësve të Aleancës për Shqiptarët në krye me Krenar Llogën, Elmi Azirin, por edhe Ziadin Selën, Ali Ahmeti i dha një ofertë të fuqishme Taravarit, ndarjen e listës 50/50, që nuk mund të imagjinohej në të kaluarën. Kur Taravari refuzoj këtë ofertë dhe vendosi të ruaj statusin e opozitarit duke iu bashkuar Koalicionit LEN (që tash është VLEN), Ali Ahmeti me shpejtësi bëri koalicionim me 9 parti, prej të cilave 4 janë shqiptare dhe 4 të nacionaliteteve të tjera.

Që BDI është “parti pushteti” tregojnë veprimet e saja politike se edhe përkundër faktit që në dy palë zgjedhje të kaluara presidenciale në vitin 2014 dhe 2019, BDI nuk nxorri kandidar për president, por mbështeti kandidatët maqedonas që në raundin e parë. Me të kuptuar që koalicioni VLEN, do ketë kandidat për president Arben Taravarin i cili sikur BDI mos të kishte kandidat për president, me vota të ndara në kampin maqedonas me 5 kandidat, Arben Taravari do ishte kandidati i parë shqiptar që do kalonte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, gjë të cilën BDI nuk e gëlltiste dot dhe nxori Bujar Osmanin kandidat për ta pamundësuar këtë.

Edhe pse në të kaluarën ka kërkuar votën e partive shqiptare për kryeparlamentarin, kryeministrin etj. Kjo, tregon që BDI për të mbajtur pushtetin nuk zgjedh mënyra për të arritur këtë, duke i shkelur të gjitha principer dhe rregullat, shpesh të vendosura nga vetë ato.

Më 8 Maj, do jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas të gjitha gjasave VMRO-DPMNE do jetë fituese në kampin maqedonas. Nga ana tjetër përfaqësues në kampin shqiptar me vota të pastra shqiptare ka vetëm një, është koalicioni VLEN. Por, edhe përkundër faktit që në koalicionin e saj BDI ka 4 parti jo shqiptare, veprimin politik të të cilave nuk mund ta parashikojmë si do të jetë në të ardhmen me mandatet e fituara edhe nga shqiptarët, sërisht BDI nëpërmjet mercenarëve akademik, mediatik (kësaj radhe me përforcim edhe nga Kosova), mundohet të imponoj parimin “fituesi me fituesin”.

Pikë së pari, këtë parim vetë BDI e ka shkelur në vitin 2016 edhe atë ndaj fituesit të këtij viti. Pikë së dyti për dallim nga viti 2007, kur BDI doli në koalicion me PPD edhe ajo parti shqiptare dhe fituan 17 mandate, sot BDI nuk përfaqëson votën e pastër shqiptare por mandatet eventuale të fituara do ti ketë me përforcim të turqëve, boshnjakëve dhe romëve, prandaj nuk “hanë bukë” më trumpetimi se BDI përfaqëson votën e shqiptarëve.

Andaj, narativa e ditëve të fundit se BDI do jetë fituese në kampusin shqiptar nuk është e saktë. BDI me koalicionin 9 partiak multietnik nuk do jetë fituese në kampusin shqiptar, por do jetë humbëse në nivel shtetëror edhe atë si parti e 3-të, sepse kur bënë koalicion me 9 parti edhe atë multietnike ti duhet të pretendosh të fitosh zgjedhjet në nivel të shtetit, e jo të garosh me të padrejtë me partitë e pastra shqiptare dhe nesër të kërkosh të përfaqësosh vetëm votuesit shqiptar duke i patur në koalicion turqit, boshnjakët dhe romët.

Një “Parti pushteti” siç është BDI luan pis gati 22 vite në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, andaj opozita e përfaqësuar nga VLEN nuk duhet të bije pre e retorikës së akademikëve mercenar dhe analistëve të shitur, për gjoja jo legjitimitet. Kur të luajmë pis, do luajmë të gjithë. Kësaj rradhe edhe opozita.