Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyaku.
Mësohet se gjatë bisedës Biden ka përsëritur qëndrimin e qartë kundër një ofensive në Rafah.
Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë nuk jepen më shumë detaje në lidhje me këtë temë.
Uashingtoni ka thënë se nuk mund të mbështesë një operacion në Rafah pa një plan të përshtatshëm dhe të besueshëm humanitar.
Duke folur më herët, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se Izraeli kishte rënë dakord të dëgjonte shqetësimet dhe mendimet e SHBA-së përpara se të fillonte një pushtim të zonës.