Komuna e Zhelinës përfundoi me sukses asfaltimin e një nga akset rrugore më të rëndësishme të fsh.Trebosh.

“Bisedohet për një rrugë e cila për herë të parë ishte e asfaltuar në vitin 1992 dhe sot në 2024, pra pas 30 viteve. Jam i gëzuar që vebdbanimet qytetarëtve të mi, po ndërtohen, zhvillohen dhe bëhen më të bukura”, tha kryetari i komunës, Blerim Sejdiu.

Ai u zotua se nuk do të ndalet me punë.

“Kemi edhe shumë punë tjera në Trebosh, që do nisim së shpejti, me rikonstruimin e shkollës dhe rrugës në mëhallën e poshtme. Vazhdojmë pa ndalur”, tha Sejdiu.