Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka dalë me deklaratë për rastin ku qeni u hodh nga një ndërtesë në Tetovë, transmeton TV21.

Nga SPB Tetovë thonë se për ta shpëtuar qenin, janë përpjekur dy zjarrfikës, por pa sukses pasi qeni veçmë kishte ngordhur.

“Pesëdhjetë e tetë vjeçar Gj.Z. nga Tetova, dje (22-mars) në ora 18:40 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 17:00, një qen ka rënë nga ballkoni i katit të gjashtë i një objekti në ndërtim në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, përballë objektit ku ka banuar ai dhe se pak më pas qeni kishte ngordhur. Sipas raportit dy zjarrfikës të Tetovës kishin tentuar që ta kapnin qenin në këtë objekt. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftim.