“Zoran Zaev është personi që ka ndikuar që t’i kthehet pasaporta Jordan Kamçevit, për atë që unë jam dënuar dhe unë kam prova për këtë”. Këtë akuzë e hodhi i denuari për rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili është liruar përkohësisht nga burgu, shkak gjendja e tij shëndetësore. Ai kërkon përsëritje të procedurës gjyqsore në rastin “Zhvatja”, pasi sipas tij ka siguruar prova të reja. Boki 13 thotë se rasti “Zhvatja” nuk është zbardhur dhe se duhet të zbardhet e gjithë e vërteta, të përgjigjen të gjithë të involvuarit dhe opinioni të mësojë se ku kanë përfunduar paratë. Ai gjithashtu akuzon se prokurorja e lëndës, tashmë e shkarkuar Villma Ruskovska, ka përdorur prova selektive në rastin e tij.

BOJAN JOVANOVSKI – BOKI 13

“Bojan Jovanovski – Zoran Zaev, janë prezantuar 2-3 mesazhe dhe nga ato doli që Zoran Zaev e ka ditur për ‘Zhvatjen’ por në një aspekt pozitiv, që ai është personi që e ka mbrojtur ligjin. E unë do ju them se ai është gjithçka, por vetëm jo personi që e ka mbrojtur ligjin. Pra, Zoran Zaev ishte personi që ka komunikuar direkt me të gjithë personat që kanë qenë të përndjekur penalisht në proceset e PSP-së. Zoran Zaev ishte person i cili nga pozita e fuqishme që kishte, kishte autoritet real dhe mundeshte të ndikoj në shumë procedura dhe ka ndikuar në shumë procedura”.

Bojan Jovanovski deklaroi se ka marrë kërcënime edhe për paralajmërimin e press konferencës së sotme nga njerëz të pushtetit, por nuk i tha emrat e tyre.

BOJAN JOVANOVSKI – BOKI 13

“T’ia lëmë këtë oganeve. Unë jam transparent dhe mund të flas, por nuk dua që të krijohet teatër nga diçka që nuk mund ta vërtetoj. Janë persona që drejtpërdrejtë janë në ndonjë pozicion pushteti, se a janë në largim apo jo, ato ende janë aktualisht politikanë dhe pushtetar të mandatit”.

Ai kërkoi që të mos abuzohet për pamjen e tij, pasi në fakt me shëndet nuk është mirë. Thotë se ka indikacione që duhet të bëjë më shumë nderhyrje.

Boki 13 doli nga burgu në shtator të vitit të kaluar, pasi kishte vuajtur 4 vite burg, nga 9 vitet që ishte dënuar për rastin “Zhvatja”, pas kërkesës ndërprerje të vuajtjes së denimit për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Ai pret vendimin për rastin “Aleanca Ndërkombëtare”, pasi që Gjykata e Apelit e pezulloi vendimin dhe e ktheu procesin nga fillimi./Shenja/