Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, tha se nesër vendi i tij do t’iu dërgojë notë proteste të gjitha vendeve që votuan kundër rezolutës që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.Rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork u miratua sot me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.
Konakoviq vlerësoi se po përpiqen të minimizojnë numrin e vendeve që votuan “për”, por theksoi se vetëm 19 vende votuan “kundër”, por “për ne ishte e rëndësishme që rezultati të ishte pozitiv”. Raporti është 4:1 për ata që janë në anën e së vërtetës”, tha ai.“Ne besojmë se (ata që votuan kundër) janë në krah të autorëve të krimeve të luftës dhe nuk respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Ky është detyrimi ynë njerëzor”, ka thënë Konakoviq.
“Ne pritet të kemi një qëndrim të unifikuar në BeH me ata për të cilët miratohet rezoluta”, se votimi i rezolutës “nuk është një fitore apo një lojë, por një luftë për të pozicionuar të vërtetën ashtu siç e meriton. Për ne është shumë e rëndësishme që sot nuk dëgjuam asnjë që foli kundër fakteve përveç (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq dhe se fakti i rëndësishëm është se i gjithë rajoni, përveç Serbisë, ishte në anën e duhur”, tha ai.