8 C
Tetovo
E diel, 13 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKasami uron Kurtin për rizgjedhjen: Dy vendet tona do të vazhdojnë bashkëpunimin...

Kasami uron Kurtin për rizgjedhjen: Dy vendet tona do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Kasami, përmes një mesazhi publik, ka shprehur besimin se në periudhën e ardhshme Kosova dhe Maqedonia e Veriut do ta thellojnë bashkëpunimin dypalësh, me fokus të veçantë në projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe perspektivën evropiane të rajonit.

“Dy vendet tona do ta vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh, në interes të qytetarëve tanë, me theks të veçantë te projektet e përbashkëta infrastrukturore, të cilat na afrojnë si asnjëherë më parë”, ka shkruar Kasami.

Ai ka theksuar rëndësinë e institucioneve stabile dhe të ndërtuara mbi vullnetin e qytetarëve, duke i cilësuar ato si garanci për një qeverisje të përgjegjshme dhe të vendosur për forcimin e shtetit.

Në mesazhin e tij, Kasami është ndalur edhe te zhvillimet që lidhen me historinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Ai ka shprehur mbështetje për Republikën e Kosovës dhe për atë që e cilëson si “luftë të pastër çlirimtare” mbi të cilën janë ngritur themelet e shtetit të pavarur.

“Njëkohësisht, jemi pranë Republikës së Kosovës në këto momente me rëndësi historike, me mbështetje të plotë për luftën e pastër çlirimtare mbi të cilën u ngritën themelet e Republikës së pavarur”, është shprehur Kasami.

Në fund, ai ka nënvizuar se asnjë vendim i politizuar, sipas tij, nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments