Sot nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi bashkë përfaqësuese të Koalicionit VLEN u pritën në Zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Prishtinë nga kryetarja e Forumit të Gruas në VV dhe njëherit ministre e Drejtësise, Albulena Haxhiu.
Thellimi i bashkëpunimit, këmbimi i ideve dhe përvojave, praktikat e udhëheqjes së mirë, rritja e përfaqësimit të grave, ishin ndër temat kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm ku të pranishme ishin edhe Mrika Limani-Myrtaj, Nënkryetare e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Saranda Bogujevci, Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Mulhaxha-Kollcaku, deputete,
Arijeta Rexhepi gjithashtu deputete, Nazlie Bala, anëtare e kryesisë së GVV-së sikurse Rinë Zhitia dhe Agnesa Kastrati, sekretare organizative e GVV-së.
Edhe me takimin e sotëm padyshim u dëshmua fakti se gratë janë shtylla e vërtetë e shoqërisë, por edhe forca e vërtetë e ndryshimit.