8 C
Tetovo
E shtunë, 2 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniBujqit e Pollogut: Vonohen subvencionet, mungon uji për vaditje

Bujqit e Pollogut: Vonohen subvencionet, mungon uji për vaditje

Vonesa e vazhdueshme e subvencioneve, por edhe mungesa e ujit për vaditje, janë problemet që vështirësojnë punën e bujqive në rajonin e Pollogut. Bujqit e Pollogut këto probleme ditë më parë i shfaqën edhe para zëvendës ministrit të Bujqësisë Albërim Hoxha.

“Së pari, pak na u vonuan subvencionet, por faleminderit që prapë na i dhanë, i falënderojmë. Tash kemi brenga të tjera; puna e çmimit, se çmimin e qengjit e kanë ulur. Kur e kam prodhuar, më ka kushtuar rreth 240 denarë, e tash qengji pas kësaj kohe është bërë 300 denarë. Pastaj, kemi brengë me subvencionet e lopëve, ato ende s’i kam marrë për vitin 2025, as për qumështin, as subvencionet e lopëve. Kemi brenga të tjera me bujqësinë; plehrat i kemi marrë me çmim shumë të lartë, e ne po mundohemi t’i plotësojmë aq sa mundemi nevojat që kërkon fusha”, deklaroi Gazmend Sejdiu, blegtor.

“Kam tokë rreth gjashtë hektarë. Tokën e ujit me sistemin e ujitjes, por ka nja tre-katër vjet që kemi probleme. Sistemi nuk e mban dot dimrit; kur vijnë ujërat e turbullta, bllokohet e s’punon. Ne bëjmë marrëveshje me ndërmarrjen e ujërave, paratë e pagesave na i marrin, ndërsa ujin nuk na e japin në kohë. Vitin e kaluar, vetëm një herë e kam ujitur gjatë verës”, tha Nasir Abduli bujk.

Ministria e Bujqësisë ka filluar fushatën me vizita dhe takime direkte me bujqit për t’u njohur me problemet e tyre

“Vizitat më shumë i bëj për t’i parë nga afër, për t’i dëgjuar nga afër, për të mësuar nga afër për brengat, problemet, sfidat dhe për t’u përballur me atë që bujqit e fermerët tanë po përballen çdo ditë në përditshmërinë e tyre”, deklaoi Albërim Hoxha – zv ministër i bujqësisë

Pikërisht shkaku i këtyre problemeve dhe rritjes së çmimit të plehrave artificial dhe farës, bujqit në rajonin e Vrapçishtit janë reduktuar për më shumë se 30 për qind./Alsat.mk.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments