8 C
Tetovo
E shtunë, 2 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniElmazi: Vepra që flasin vetë: Urat e reja në Parkun Kombëtar Mali...

Elmazi: Vepra që flasin vetë: Urat e reja në Parkun Kombëtar Mali Sharr

Edhe dy ura të reja, edhe dy vepra që flasin më shumë se mijëra fjalë, u ndërtuan nga shërbimi i rojeve të Parkut Kombëtar Mali Sharr – njëra në hyrje të fshatit Veshallë, në lokacionin “Vardish”, dhe tjetra mbi fshatin Bozovcë, në lokacionin “Gajrina”.

Këto ura nuk janë vetëm ndërtim prej druri, por janë ura që lidhin njerëzit me natyrën, banorët me vendlindjen e tyre dhe vizitorët me bukuritë madhështore të Malit Sharr.

Për banorët lokalë, ato sjellin siguri dhe lehtësi në lëvizjen e përditshme. Për bjeshkatarët dhe turistët vendas e të huaj, ato hapin rrugë më të sigurta drejt aventurave, peizazheve mahnitëse dhe përjetimeve të paharrueshme në zemër të Sharrit.

Këto vepra tregojnë punë konkrete, angazhim dhe dashuri të sinqertë për natyrën dhe njerëzit. Rojet e parkut po dëshmojnë çdo ditë se mbrojtja e natyrës nuk bëhet vetëm me fjalë, por me mund, sakrificë dhe vepra që mbeten.

Ju lumshin duart për këtë kontribut kaq të çmuar! Faleminderit për angazhimin tuaj të palodhshëm dhe për çdo hap që bëni në shërbim të Parkut Kombëtar Mali Sharr dhe të gjithë atyre që e duan këtë thesar natyror.
Puna vazhdon edhe ditëve në vijim për ndërtimin e urave të reja në lokacione të tjera, sepse natyra kërkon përkushtim, ndërsa njerëzit meritojnë siguri dhe qasje më të mirë. Hap pas hapi, urë pas ure, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments