Mbrëmë para një numri të madh të kumanovarëve, strukturat e Aleancës për Shqiptarët kanë dhënë llogari për punën e tyre dy vjeçare në pushtetin lokal në Kumanovë.
Për çudi këtij eventi madhështor nuk i është përgjigjur deputeti i zonës Elmi Aziri, i cili ka bojkotuar këtë event dhe si kundërpërgjigje ka organizuar një ndjenjë private, në një restorant të Kumanovës me ca të afërm të tij si dhe kryetarin e Degës Arsim Hasani, që tashmë prej një kohë të gjatë nuk gëzon mbështetjen e shumicës së anëtarëve të ASH – në Kumanovë.
Pamjet e ndenjës, i ka publikuar vetë deputeti Aziri, duke shpërndarë një postim të Arsim Hasanit dhe duke e quajtur si ” Darka e fundvitit me Degën e Aleancës për Shqiptarët – Kumanovë.
Pa dashur të komentojmë më tepër shih fotot në vazhdim të dy eventeve të organizuar ndaras nga ASH -Kumanovë.

Pamjet nga llogaridhënia e Degës së ASH-së:

Pamjet nga ndenja   e deputetit Elmi Aziri në darkën e fundvitit të Degës së ASH-së: