Qendra për Hulumtim  dhe Komunikim Politik (CRPC) kërkon  të punësojë 10 (dhjetë) anketues të cilët do të angazhohen me kohë të pjesshme për të kryer anketa telefonike dhe në terren, sipas një pyetësori tashmë të strukturuar, gjatë muajit Mars / Prill 2024. .

Hulumtimi në terren përfshin anketimin e qytetarëve, sy më sy nëpërmjet një metodë të rastësishme  dhe me një metodologji të paracaktuar.

Puna është e përshtatshme për persona që duan të jenë në lëvizje  dhe  ersona me aftësi të shkëlqyera komunikimi.

Përvoja e mëparshme në kryerjen e intervistave ose llojit tjetër të punës në terren është e mirëseardhur, por jo e domosdoshme.

Kandidatët e përzgjedhur do të trajnohen nga (CRPC)

Kandidatët duhet të kenë një qasje serioze dhe të përgjegjshme ndaj punës dhe të përpiqen të respektojnë afatet dhe udhëzimet.

Kohëzgjatja e punës   është rreth dy muaj,  ndërsa pagesa sipas  marrëveshjes dhe numrit të anketave  të kryera.

 Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë
  • Njohuri bazë (MS Windows XP, MS Word, Internet, MS Excel)
  • Aftesi te mira komunikimi
  • Orari fleksibël i punës
  • Njohja e gjuhes maqedone ose shqipe

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV

Të gjithë kandidatët e interesuar mund t’i dorëzojnë dokumentet në mënyrë elektronike në e-mail: [email protected]

www.crpc.mk

Afati i aplikimit: 28/02/2024