Tregtarët nga dita e djeshme janë të obliguar që të publikojnë çmimet e shitjes së produkteve në baza ditore. Çmimet duhet të publikohen në faqet e tyre të internetit në një pjesë të veçantë dhe të përditësohen çdo ditë deri në orën 10:00. Ne kontrolluam disa nga rrjetet më të mëdha të marketeve për të parë nëse ata e kanë përmbushur detyrimin e tyre dhe mund të vërehet se shumica prej tyre, ose ato që kemi kontrolluar, tashmë kanë publikuar dhe përditësuar çmimet e tyre në faqet e tyre të internetit.
Detyrimi ligjor vlen për të gjithë tregtarët, përveç atyre me deri në 10 të punësuar. Gjobat për mosrespektim të detyrimit ligjor arrijnë deri në 10 mijë euro, ndërsa inspektorët e Inspektoratit të Tregut do të bëjnë kontrolle në terren. Obligimi për publikimin e çmimeve të shitjes së produkteve buron nga ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve që janë publikuar në Gazetën Zyrtare më 4 mars, ndërsa Ministria e Ekonomisë ka përgatitur Rregulloren për mënyrën e shpalljes së çmimeve të mallrave.