Tv Telma: Do të ketë dënime për Talat Xhaferin dhe Ilir Demirin nëse sot nuk do të japin dorëheqje nga njëra nga dy funksionet, njofton Komisioni Kundër Korrupsionit, në të kundërt Kuvendi pret t’i shkarkojë ata si deputetë.
Ndërkohë nga të gjithë ministritë, ministrat e të cilave u bënë deputetë u dërguan njoftime se funksionet po i marrin deputetët, nga zyrat e kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë, nuk ka asnjë lajm që Talat Xhaferi dhe Ilir Demiri tërhiqen. Në qeveri, dhe njëkohësisht si deputetë qëndrojnë dy anëtarët e Frontit Europian për të cilët Komisioni Kundër Korrupsionit u tha të shtunën se duhet të respektojnë ligjet dhe të heqin dorë nga njëri funksion. Dhe sot që të dy kanë kërkuar dokumente me nënshkrim në ministri, çka tregon se janë ende në një pozicion të ndaluar papajtueshmërie me funksionet shtetërore, mëson Telma.
Nga KSHPK thonë se edhe do të dënohen nëse nuk heqin dorë nga njëri funksion.
-Në rastin de facto ka papajtueshmëri, pra një institucion ose një person kryen funksione të dyfishta. Në atë rast KSHPK-ja ka obligim ligjor të inicojë procedurë penale në pajtim me nenin 105, ku parashihet se të zgjedhurit dhe të emëruarit i shqiptohet gjobë prej 300 deri në 500 euro në denarë ku kemi konstatuar mospërputhje të funksionit, deklaroi Tatjana Dimitrovska, kryetare e KSHPK-së.
Afati i fundit përfundon ditën e sotme , tha Dimitrovska e cila u kujton deputetëve se duhet të respektojnë ligjet dhe të mos punojnë në kundërshtim me to.
Zgjidhja e dytë është edhe në dorë të Kuvendit, i cili duhet të respektojë ligjet, pohon kryetarja e KSHPK-së.-Parlamenti është ai që zgjedh qeverinë dhe ka funksionet në kontrollë. Duhet të zbatojë dispozitat ligjore, të konstatojë funksionin e papajtueshëm të deputetit me çdo funksion tjetër të pushtetit ekzekutiv. Dhe për të gjithë deputetët për të vënë në dukje papajtueshmërinë dhe në rast mosveprimi nga deputetët e Kuvendit duhet të veprojë në përputhje me nenin 6 të Ligjit për Kuvendin dhe nenin 8 të Ligjit për deputetët, ku parashikohet se mandati i deputetit përfundon para përfundimit të kohës për të cilën është zgjedhur nëse ka rast të papajtueshmëri me postin e deputetit, deklaroi përmes telefonit Dimitrovska.
Pikërisht Njeriu i parë i Kuvendit që sot mblodhi përfaqësuesit e grupeve parlamentare për koordinim, por jo për atë që kërkon KSHPK-ja, por për të negociuar ndryshimin e shpejtë të ligjit të qeverisë me një strukturë të re ministrish. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili para se të zgjidhej në këtë pozitë dha dorëheqje nga pozita udhëheqëse në parti, tani nuk dëshiron të ndërhyjë me kolegët e tij nga Fronti Evropian, ndaj në Top Temën e Telmës të premten nuk ka pasur përgjigjen edhe në pyetjen se kush do t’u japë rrogën e dy zyrtarëve me nga dy pozita. Si arsyetim të situatës, Xhaferi dhe Demiri thanë se do të ngrijnë funksionet parlamentare deri në zëvendësimin e tyre nga qeveria e re, por një zgjidhje e tillë nuk parashikohet në Kushtetutë dhe ligje.
Burumi i lajmit në gjuhën maqedone