8 C
Tetovo
E martë, 6 Maj, 2025
BallinaLajmeDeputeti Bejxhan Iljaz i “Frontit Evropian” gati t’i bashkohet Qeverisë, ai shpalos...

Deputeti Bejxhan Iljaz i “Frontit Evropian” gati t’i bashkohet Qeverisë, ai shpalos kushtet?

Deputeti dhe lideri i Partisë Demokratike të Turqve, Bejxhan Iljas, shprehet i hapur për bisedime për hyrje në qeveri, por vetëm përmes negociatave direkte me kryeministrin, jo përmes koalicionit VLEN.
Në një prononcim për “360 stepeni”, ai thotë se do të kërkojë përfaqësim ministror për komunitetin turk dhe investime në zonat ku ata jetojnë, ku mungojnë edhe nevojat bazike si uji.

Ndërkohë, deputeti Sali Murati mohon çdo lëvizje drejt qeverisë dhe mbetet me Frontin Evropian.

Ndryshe nga Murati, i cili thotë se po mbetet në “Frontin Europian”, Presidenti i DPT-së, Bejxhan Iljaz, nuk e përjashton mundësinë e kalimit në radhët e shumicës qeverisëse nëse lind nevoja, por thotë se deri më tani nuk kanë marrë një ftesë zyrtare.

Në një prononcim për “360 Gradë”, Iljaz tha se pas largimit të Arben Taravarit nga VLEN, nuk ka dyshim se priten ndryshime dhe shtoi se për sa kohë nuk marrin ftesë, do të vazhdojnë me “Frontin Europian”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments