Deputeti dhe anëtari i kryesisë së ASH-së, Rijad Shaqiri përmes një statusi në rrjetet sociale i është përgjigjur zëdhënësit dhe anëtarit të kryesisë së BDI-së, Bujar Osmani i cili theksoi se me shfuqizimin e “balancerit” po vritet Marrëveshja e Ohrit. përcjell Fol.
Në vijim statusi i plotë:
“Sipas kalendarit të Bujar Osmanit edhe disa eksponentëve të Frontit Europjan sot mundë edhe të jet dita e dytë e sulmit më të madh ndaj Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe harmonisë ndëretnike në vend.
Por dua të ju rikujtoj se sulmet ndaj marrveshjes së Ohrit kan filluar që nga viti 2004, 2006, 2008 2010 dhe kulmi arriti me projektin Shkupi 2014, kur nga mjetet buxhetore edhe të taksapaguesve shqiptarë destinuat një miliardë euro për ta shëndrruar Shkupin në qytetin me të gjithë atë ikonografi të shëmtuar anti shqiptare.
Bujar mos harro se në vazhdimsi burgosët, vratë dhe shantazhuat shumë shqiptarë, falë tyre sod ju jeni shëndrruar në oligarkë të laboratorëve modern hidrocentraleve dhe pronarë të qendrave tregtare.
Mos të lëmë pa e përmendur edhe rastin e Kumanovës në vitin 2015, ku shkatërruat dhe nëpërkëmbët krenarinë kombëtare.
Po ta rikujtoj edhe pritjen madhështore që bëre për ministrin e punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov.
Mos luani rolin e viktimës se ju nuk ju intereson as Marrveshja e Ohrit, e as statusi i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por ju e keni hallin e pushtetit dhe tenderave.
Respekte për të gjithë ata qe mendojnë në mënyrë të sinqertë që sado pak mundë të kontribojnë në avansimin e statusit dhe mirëqenies së shqiptarëve dhe qytetarëve që jetojnë në RMV.” – ka shkruar Shaqiri /FOL/