Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çellopek të Tetovës brenda një familje dhe janë vrarë dy persona. Sipas TS ende jozyrtare, mendohet se bëhet fjalë për motive për çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje, ku një 60-vjeçar ka vrarë djalin e xhaxhait me nusen dhe ka plagosur të birin e tyre, mëson TS.

Sipas policisë, 60-vjeçari ka plagosur më pas dhe veten. Si pasojë, ka përfunduar në prangat e policisë.

“Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi për TS zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./TS