“Cila ngjyrë është kjo? Portokalli. Po kjo tjetra? Jargavan. E këto cilët kafshë janë? Gjirafa, bretkosa. Numëroi sa gjirafa janë? Një, dy, tre. Tre gjirafa edhe nji bretkosë, apo. Po”, tha një fëmijë.
Përveç ngjyrave dhe kafshëve, Azra që tashmë është nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën fillore “7 Marsi” në Çair ka mësuar shkronjat, numrat, ditët e javës e madje edhe emrat e shokëve në klasë. Fëmijët me nevoja të veçanta mbështetje të fortë kanë edhe nga të gjithë nxënësit e shkollës të cilët u gjenden pranë në çdo lëvizje të tyre. Në 3 dhjetor, Ditën ndërkombëtare të fëmijëve me nevoja të posaçme, nxënësit theksuan se edhe fëmijët me nevoja të posaçme janë të barabartë me të gjithë.
“A keni në klasë fëmij që janë me nevoja të posaçme? Po, një është, Egzona. Luajmë, bisedojmë, ngjyrosim. Ne asnjëherë nuk duhet ti dallojmë fëmijët, të gjithë janë të njëjtë”, u shpreh një nxënës.
“Gjithmonë duhet të jemi me ta, edhe ata janë të barabartë si ne”, tha një nxënëse.
Prindërit e këtyre fëmijëve shprehen të revoltuar nga ndihma që shteti i ndan për këta fëmijë duke shtuar se e njëjta nuk është e mjaftueshme as për seancat që duhet trajtuar në logoped.
“Ndihmë, po. Shtatë mijë denarë që I marim por nuk janë të majftueshme sa duhet. Çka mundesh me mrri me ato shtatë mijë denarë kundrejt nevojave që ka? Vetëm barnat, për tjetër aktivitet ose në logoped me e dërgu nuk ke mundësi, nuk mbrrin”, deklaroi një prind.
Drejtuesit e shkollave ankohen për mungesë asistentësh dhe kushtet për të plotësuar nevojat e këtyre fëmijëve. Ndërkohë, asistentët social kërkojnë zgjdhje afatgjate të statusit të tyre.
“Këtu dua ta theksoj shqetësimin e prindërve që kanë gjatë fillimit të vitit shkollor, ato shqetësohen se fillimi I vitit shkollor a do të filloj me asistentët e vjetër që I kanë pas apo do të vazhdojnë pa asistentë. Në këtë rast lus organet kompetente që ta shtjellojnë çështjen e punës tonë. Të lëshojnë vendime dhe ne si asistentë arsimor mos të mbetemi në ajër dhe shqetësimi I prindërve të mer fund”, u shpreh Kybra Latifi, asistente.
“Stafi I asistentëve duhet të plotësohet me dy asistentë mirëpo për momentin na duhet një dhomë senzorike që besoj që është e dobishme dhe është në këto momente më me prioritet që të kenë kushte më të mira dhe ta ndjejnë veten sa më mirë fëmijët në ambientet shkollore”, tha Fitore Qirezi, drejtore e sh.f “7 Marsi”. /Alsat.mk