Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën në mbrëmje se së shpejti do të shqyrtojë një plan të ri nga Irani, por se “nuk mund ta imagjinojë se do të ishte i pranueshëm”. Irani paraqiti një përgjigje prej 14 pikash ndaj një propozimi nga SHBA-ja, raportoi të shtunën agjencia iraniane e lajmeve Tasnim. Sipas tyre, SHBA-ja propozoi një armëpushim dy-mujor, por se Irani beson “se çështjet duhet të zgjidhen brenda 30 ditëve” dhe se negociatat duhet të përqendrohen në “përfundimin e luftës” në vend të zgjatjes së një armëpushimi. Irani thotë se është “gati” të rifillojë luftën ose t’i japë përparësi diplomacisë për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se “topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara”./Alsat.mk.

