„MBLIDH MENDJEN, DO T’I TREGOJM Ë POPULLIT SE  ÇFARË PO BËNI!’-Plusinfo ekskluzivisht zbulon detaje nga bisedat e Zaevit me Kovaçevskin e Zeçeviqin rreth planit për kthimin e Gruevskit

Operacioni për kthimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoni, në atë mënyrë që Gjykata Supreme të risjell  abolimin e ish-presidentit Gjorge Ivanov, tashmë është vonë, në këtomomente ligjërisht pothuajse e pamundur, politikisht shumë i kushtueshëm dhe pa mbështetje nga faktori ndërkombëtar. Ish-lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka hyrë në një konfrontim të ashpër me liderët aktualë të partisë së tij, në përpjekje për të penguar planin e BDI-së. Këto janë informacionet që Plusinfo i ka zbuluar ekskluzivisht për këto ngjarje.
Zoran Zaev, ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, bëri përpjekje të forta për të dekurajuar presidentin Dimitar Kovaçevski dhe sekretarin e përgjithshëm Mile Zeceviq nga pjesëmarrja ose mbështetja e operacionit për risjelljen  e abolizimit të ish-presidentit Gjorge Ivanov,  që  të krijohen kushte për kthimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në vend.
Operacioni udhëhiqet nga kryesia e BDI-së, në krye me Ali Ahmetin, por në përputhje me liderët e LSDM-së. Ideja, , është gjoja  se Gruevski, pasi të kthehet menjëherë në vend, të formojë një fraksion politik në VMRO-DPMNE dhe të zvogëlojë rezultatin e partisë më të fuqishme opozitare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo në një situatë ku tani, pak muaj para zgjedhjeve, të gjitha sondazhet tregojnë një epërsi bindëse të VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së.
Për momentin nuk dihet nëse edhe Gruevski merr pjesë aktive në këtë operacion dhe nëse është pajtuar me rolin e tij si njeriu që do ta largojë nga froni pasardhësin e tij Hristijan Mickoski në VMRO-DPMNE. Por është e padiskutueshme iniciativa e avokatit Mile Naumovski nga Shkupi në Gjykatën Supreme, me të cilën ai kërkon që Gjykata të vendosë qëndrim parimor dhe opinion juridik  për faljet e ish-presidentit Ivanov, shkon në favor të refugjatit në Budapest.

Kryetarja e Gjykatës  Besa Ademi dëshmon publikisht për presionet politike

Gjykata Supreme  ka afat  prej gjashtë muajsh për të diskutuar për iniciativën e avokatit Naumovski, por presionet ndaj Gjykatës  të cilat filluan menjëherë pas dorëzimit të iniciativës. Në një intervistë për portalin SDK, këtë e dëshmon publikisht kryetarja e Gjykatës Supreme  Besa Ademi:

“Gjykata Supreme është nën presion të tmerrshëm politik, pasi di dhe mund  të risjell amnistinë e Gjorge Ivanovit për një anëtar inekzistent, për të shpëtuar Nikolla Gruevskin, i cili me ndryshimet në Kodin Penal nuk është liruar plotësisht. Disa parti kanë nevojë që ai të vijë këtu për kalkulime parazgjedhore dhe lirimi mund të ndodhë vetëm me një qëndrim parimor nga Gjykata Supreme, nga e cila kërkohet të mbajë fjalën dhe të mohojë se abolimi i Ivanovit ishte i paligjshëm”, tha ajo në intervistë , gjë që shkaktoi ankth të madh te autorët e planit për kthimin e Gruevskit.
Plusinfo jozyrtarisht mëson se gjyqtarja Ademi është ankuar për presione politike te disa ambasadorë të vendeve perëndimore, pas së cilës ambasadorja amerikane Angela Ageler ka vizituar Gjykatën Supreme dhe ka dhënë mbështetje për gjyqtarët e Gjykatës Supreme që të gjykojnë lirshëm, sipas Kushtetutës dhe ligjeve. E ndërsa vëzhguesit po përpiqeshin të interpretonin se çfarë donte të thoshte ambasadorja Ageler, Këshilli Gjyqësor thirri gjyqtaren Ademi në takim për të “shpjeguar” deklaratat e saj. Por ajo hodhi poshtë me shkrim kërkesën e Këshillit Gjyqësor për t’u paraqitur në një “dëgjim” të hënën, më 6 nëntor, duke shpjeguar se “nenet për gjendjen e gjyqësorit, duke përfshirë artikuj rreth perspektivave ose pjesëmarrësve ndikimet e mundshme, duhet të vlerësohen si një kontribut thelbësor për pavarësinë e gjyqësorit”.
Kush e inkurajoi gjyqtaren Besa Ademi t’i përgjigjet presioneve të tilla? Ambasadorja Ageler apo ndoshta dikush tjetër?

A ka Zaevi “interesa personale” për të penguar planin për kthimin e Gruevskit?
 
Burim i mirëinformuar, i afërt me njërën nga partitë në pushtet, me iniciativë të tij, ka bërë të ditur të shtunën për Plusinfo se presin aktorët e planit të BDI-së që gjyqtarja Besa Ademi t’i nënshtrohet “dëgjimit” në Këshillin Gjyqësor. Burimi pohon se me këtë plan pajtohet edhe faktori ndërkombëtar dhe se i vetmi që po tenton ta minojë është ish-kryeministri Zaev.
 
“Zaev po e bën për të mbrojtur interesat e tij personale politike dhe afariste dhe për ta mbajtur nën kontroll LSDM-në. Ai është në komunikim me liderin e opozitës Mickoski dhe së bashku po punojnë kundër nismës së BDI-së”, pohon burimi ynë.

Sipas tij, Zaev i ka thirrur njerëzit udhëheqës nga  Bihaçka dhe poashtu reagoi ashpër ndaj idesë së risjelljes  së abolizimit të Ivanovit. Burimi thotë se në një bisedë me bashkëpartiakët e tij, Zaev madje ka kërcënuar me rezistencë të ashpër dhe me marrjen e një grupi prej 15 deputetësh të LSDM-së, të cilët pretendohet se janë nën kontrollin e tij.

“Më përgatisni sallën e Bihaçkës, unë do të mbaj konferencë për media”, kërcënoi Zaev

Plusinfo i ka verifikuar nga dora e parë këto pretendime. Një burim nga LSDM ka konfirmuar se Zoran Zaev ka zhvilluar bisedime me presidentin Dimitar Kovaçevski dhe sekretarin e përgjithshëm Mile Zeçeviq. Zaev në ato biseda ka vepruar nëmënyrë të drejtpërdrejt dhe të prerë, duke u munduar t’u shpjegojë se LSDM ka ardhur në pushtet duke i shpërndarë publikisht inçizimet ilegale nga seriali “E vërteta për Maqedoninë” dhe duke kundërshtuar ashpër abolimin e presidentit Ivanov.

“Me fjalorin e tij karakteristik, Zaev haptazi dhe drejtpërdrejt e pyeti Kovaçevskin nëse është i vetëdijshëm se çfarë po bën duke miratuar presionet ndaj gjyqtarëve suprem për të risjellabolimin për kthimin e Nikolla Gruevskit në vend. Kovaçevski u përpoq të shkëputet nga ai operacion para Zaevit, duke iu përgjigjur se me çështjen po merret BDI dhe se LSDM nuk ka lidhje me të”, thotë burimi ynë nga LSDM.
I pakënaqur nga zhvillimi i ngjarjeve, ish-lideri Zaev ka folur edhe me sekretarin e përgjithshëm Zeçeviq.
“Në atë bisedë Zaev shkoi aq larg sa që kërkoi sallën në selinë e LSDM-së në Bihaçka për të mbajtur konferencë për media, duke shprehur synimin e tij për të mbajtur konferencë për media në të cilën do ta informonte opinionin për atë që po ndodh. Zeçeviq ka reaguar me ankth ndaj këtyre njoftimeve, por nuk i ka dhënë përgjigje konkrete Zaevit se çfarë po ndodh në Bihaqka”, thotë burimi nga LSDM.

Zaev nuk do t’i shikojë me qetësi sesi BDI merr kontrollin politik mbi LSDM-në

Në bisedat me Kovaçevskin dhe Zeçevicin, Ish-presidenti Zoran Zaev ka thënë pa mëdyshje se synon ta informojë popullin për planin për risjelljen e abolizimit dhe kthimin e Gruevskit në vend.

“Më besoni, nëse kjo ndodh, do të ketë njerëz në rrugë. Unë kam udhëhequr Revolucionin Shumëngjyrësh dhe po të jetë nevoja do ta çoj popullin në protestë kundër asaj që po bëni ju”, tha Zaev.
Sa i përket pretendimeve se ka kërcënuar se kontrollon  15 deputetë, burimi i LSDM-së pohon se Zaev në disa raste ka thënë qartë se nuk do të punojë kundër partisë së tij dhe  se nuk do t’i kontrollojë deputetët dhe se nëse duhet t’i marrë ata do merrni të gjithë 45, jo vetëm 15 deputetë.

“Ai është i vendosur të ngulmojë në këtë betejë dhe beson se pikëpamjet e tij janë parimore”.
Jam i bindur se  udhëheqësia e  LSDM-së në të ardhmen duhet të ketë parasysh se Zaev nuk do të shikojë me qetësi nga ana se si kryesia e partisë së tij sakrifikon qëllimet e luftës së mëparshme dhe parimet, duke bashkëpunuar në iniciativat me të cilat BDI-ja, dëshiron të ushtrojë kontroll politik mbi LSDM-në dhe pushtet të plotë në vend”, thotë burimi nga LSDM.

Është turp i madh që Gruevski ta shpëtoj LSDM-në nga disfata në zgjedhje

Reagimi i Zaevit padyshim që në mënyrë të konsiderueshme “e bëri” operacionin për kthimin e Nikolla Gruevskit në vend.Aq më tepër që vjen pas një gabimi të rëndë në takimin e parë joformal ku lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, para presidentit Stevo Pendarovski, para kryeministrit Kovaçevski dhe para njerëzve të tjerë, promovoi iniciativën e tij për amnisti për Gruevskin dhe për kthimin e tij në vend.
Thuhet se detajet e atij takimi, ku morën pjesë dy ambasadorë me ndikim të vendeve perëndimore, kanë dalë në kulloaret politike në mënyrë të pazakontë dhe skandaloze. Plusinfo do të njoftojë publikun për njohuritë e tij për atë gafë kur të konfirmojë detajet.
Por, reagimet në opinion pas rrjedhjes së informacioneve fillestare, si dhe gjithçka që ndodhi në javët dhe muajt e fundit, duke përfshirë edhe ngjarjet e djeshme, tashmë tregojnë qartë se operacioni për kthimin e Gruevskit në Maqedoni tashmë është i vonuar, në këto momente  ligjërisht pothuajse e pamundur, politikisht shumë e shtrenjtë dhe pa mbështetje nga faktori ndërkombëtar.

‘’BDI-ja e bën këtë sepse vlerëson se mund të fitojë dhe nuk ka çfarë të humbasë. Por kjo nuk vlen për LSDM-në. Njerëzit që janë rritur në politikë gjatë kohës së Rezistencës dhe Revolucionit Shumëngjyrësh, të ushqyer me kritika të ashpra ndaj Nikolla Gruevskit dhe ekipit të tij dhe shpresojnë në drejtësi dhe paqe, mbajnë pozita kyçe në grupin parlamentar të LSDM-së dhe në Qeveri. Ata njerëz nuk mund ta miratojnë iniciativën e BDI-së. Fakti që Kovaçevski dhe Zeçeviqi distancohen nga planet e Ahmetit për ata njerëz përballë Zaevit nuk është satisfaksion i mjaftueshëm. Thjesht për ta është turp i madh që Gruevski po e shpëton LSDM-në nga disfata në zgjedhje. Mendoj se Zaev ka shumë aleatë të njohur dhe të panjohur në përpjekjen e tij për ta penguar dhe çmontuar plotësisht atë operacion”, pohon burimi ynë nga LSDM.