Që kur Alexei Navalny ka vdekur, nëna e tij është munduar ta shoh trupin e pajetë, por ende nuk ka arritur.
Këtë mëngjes, raporton BBC, ajo ka vizituar morgun në një qytet afër burgut të Arcticut ku ai po mbahej, por nuk është lejuar të hyjë brenda.

Stafi as nuk e ka konfirmuar se trupi i tij është mbajtur aty. Zëdhënësi i Navalnyt ka thënë se avokatët e tij janë larguar nga ndërtesa. Ka bërë të ditur se komiteti hetimor ka zgjeruar hetimet për vdekjen e politikanit, për të cilën shërbimi i burgut thotë se ndodhi papritur, të premten.
Nuk ka ende asnjë shpjegim zyrtar për vonesën e bërjes publike të shkaqeve të vdekjes së tij. Kështu që ekipi i Navalnyt po akuzon autoritetet se po përpiqen të mbulojnë atë që ka ndodhur.
Një arsye që ata duan të kenë qasje në trupin e pajetë të Navalnyt, është të kontrollojnë për ndonjë shenjë të jashtme të dhunës fizike.

Nuk është e qartë nëse është kryer apo jo një autopsi ende. Gjithçka që dihet me siguri është se Navalny vdiq papritur në burg. Se ai ishte atje për shkak të kundërshtimit të tij ndaj Vladimir Putinit. Dhe që edhe pasi e mbyllën, pothuajse një të tretën e kohës e kalonte në izolim, në qelitë e dënimit.