E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFaturat për energjinë elektrike, 30 qytetarë kanë dorëzuar ankesa

Faturat për energjinë elektrike, 30 qytetarë kanë dorëzuar ankesa

Komisioni Rregullator për Energjetikë deri më tani ka marrë rreth 30 ankesa sa i përket shumës së faturave të energjisë elektrike dhe ky numër nuk devijon nga numri i ankesave që marrim zakonisht në një periudhë kur ka çmim të ri, tha kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski.

Ai në intervistë për “Deutsche Welle” tha se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë e vetëleximit të njehsorëve.

“Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për ti lexuar vetë. Ne e prezantuam atë disa vite më parë. Ajo gjendje e njehsorit që do të raportojë qytetari është e detyrueshme që EVN ta zbatojë në faturat e tyre”, tha Bislimoski.

Sipas Rregullave për trajtimin e kundërshtimeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, konsumatorët nëse janë të pakënaqur me furnizuesin ,shumën e faturës apo cilësinë e shërbimit, fillimisht duhet të kontaktojnë EVN-në, e më pas nëse refuzohen duhet të paraqesin kundërshtim tek KRRE.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments