Zv.kryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, nuk beson se BDI ka kapacitet për të organizuar protesta gjatë këtij muaji, siç ka paralajmëruar.
Në një intervistë për gazetën LAJM, Fetai tha se qytetarët e kanë kuptuar se partia e Ahmetit nuk ka kauzë, sipas tij, por brenda e vetme e këtij subjekti është, “mbrojtja e kriminelëve që ka brenda”.
“Kemi dëgjuar se BDI përgatit protesta nga muaji shtator. Unë besoj se këto përpjekje për të mobilizuar një masë të caktuar të strukturave të tyre, apo votuesve të tyre do të dështojnë, sepse të gjithë tanimë e kuptojnë se BDI-ja tanimë nuk ka kauzë, por hallin e vetëm e ka që të mbrojë kriminelët dhe të korruptuarit brenda radhëve të veta. Qytetarët i kanë kuptuar këto lojëra dhe nuk shoh se kush mund të radhitet pas thirrjeve të tilla të BDI-së”, tha Fetai për gazetën LAJM.