Zëvendës kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai ka pritur në takim përfaqësuesen e UNOPS-it për Maqedoninë e Veriut, Michela Telatin e shoqëruar nga menaxherja e projekteve Ermira Reshidi.

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth forcimit të nismave për luftë të pakompromistë kundër korrupsionit në kuadër të projektit “Mbështetje për Integrimin Evropian të Maqedonisë së Veriut”, përkrahur nga BE-ja, Suedia dhe Zvicra.

“Takimi i shkëlqyer me Michela Telatin, Përfaqësuese e UNOPS-it për Maqedoninë e Veriut, shoqëruar nga menaxherja e projekteve Ermira Reshidi.

Diskutim i frytshëm rreth forcimit të nismave për luftë të pakompromistë kundër korrupsionit në kuadër të projektit “Mbështetje për Integrimin Evropian të Maqedonisë së Veriut”, përkrahur nga BE-ja, Suedia dhe Zvicra”, përfundon njoftimin e tij Fetai.