Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në Debat Plus në TV Dukagjini tha se ka një përvojë të gjatë dhe veprimtari të ngjeshur në Ballkan. I cili menjëherë pasi ka përfunduar studimet është kthyer për të kontribuar në rajon.
“Për opinionin që nuk e dinë unë si 8 vjeçar kam shkuar në Belgjikë, pasi përfundova studimet master u ktheva për të kontribuar në rajon për pesë vite me radhë kam shërbyer në zyrën e kryeministrit të Kosovës, mes tjerash kam bashkëpunuar edhe me ish presidentin Fatmir Sejdiu. Prej protestave të para kam qenë në VV nga viti 2010, kam qenë themelues i degës së VV-së në Bruksel. Kam bashkëpunuar ngusht si me Albin Kurtin ngjashëm edhe me Visar Ymerin, kam qenë i afërt edhe me Shpend Ahmetin”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.