Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, së bashku me drejtorin e Qendrës së Shëndetit Publik të Tetovës Shaqir Zulbeari, kanë monitoruar mbrëmë, dezinsektimin kundër mushkonjave në territorin e komunës së Bogovinës, dhe të njejtit kanë konfirmuar se dezinsektimi do vazhdojë edhe sonte.
Njoftimi i plotë nga Abazi, në Facebook:
“Njoftohen qytetarët se sonte dhe nesër, duke filluar nga ora 21:00, në të gjithë territorin e Komunës së Bogovinës do të realizohet dezinsektimi kundër mushkonjave.
Luten të gjithë bletarët që të ndërmarrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë kohës së realizimit të dezinsektimit.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”, ka mbaruar njoftimin, ai.

