Imazhet e rralla të Mashco Piro, një fis indigjen i izoluar në Amazonën e largët peruane, u publikuan nga Survival International.
Në imazh dallohen dhjetëra njerëz në brigjet e një lumi afër vendit ku kompanitë e prerjes së pyjeve kanë akses.
Fisi i izoluar është parë duke dalë nga pylli tropikal më shpesh javët e fundit në kërkim të ushqimit, që po bëhet më i vështirë për t’u gjetur për shkak të ndryshimeve klimatike dhe preres pa kriter të pyjeve.
Mashco Piro, të cilët banojnë në një zonë të vendosur midis dy rezervateve natyrore në Madre de Dios, shfaqen rrallë si rregull dhe nuk komunikojnë shumë me fiset e tjera indigjene.