8 C
Tetovo
E martë, 6 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaFriedrich Merz nuk zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e parë, AfD...

Friedrich Merz nuk zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e parë, AfD ‘feston’ dhe bën thirrje për zgjedhje të reja

Liderja e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Alice Ëeidel, duket se ka festuar me moszgjidhjen e Friedrich Merzit si kancelar, në rundin e parë të votimit, ndërsa ka bërë thirrje për zgjedhje të reja.
“Merz duhet të tërhiqet dhe rruga duhet të lirohet për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme”, ka thënë ajo para gazetarëve, duke e cilësuar rezultatin e sotëm si një “ditë të mirë për Gjermaninë”.

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani ka vendosur ta shpallë partinë AfD si një organizatë të konfirmuar e ekstremit të djathtë.

AfD-ja akuzohet se mban qëndrime të hapura pro-ruse dhe se gjithashtu kundërshton zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare AfD-ja doli e dyta duke marrë numrin më të lartë të votave në historinë e saj. Pas zgjedhjeve, AfD-ja madje ka kryesuar në disa anketa.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments