8 C
Tetovo
E shtunë, 31 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFshati Strimnicë thotë lamtumirë Haxhi Qani Isenit, një shembull i shërbimit dhe...

Fshati Strimnicë thotë lamtumirë Haxhi Qani Isenit, një shembull i shërbimit dhe përkushtimit!

Dje në varrezat e fshatit Strimnicë, u bë varrimi i Haxhi Qani Isenit, i cili ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.

Haxhi Qaniu ishte një figurë e respektuar dhe kontribuues i vazhdueshëm në jetën fetare dhe shoqërore të fshatit Strimnicë. Gjatë jetës së tij, në periudha të ndryshme, ai ka qenë anëtar i Myftinisë së Tetovës, si dhe muteveli i Xhamisë Qendrore të fshatit të tij të lindjes.

I ndjeri vinte nga një familje me traditë të gjatë në shërbim të xhamisë dhe të xhematit. Ky kontribut është trashëguar edhe nga pasardhësit e tij, të cilët vazhdojnë të jenë të përkushtuar në rrugën e fesë dhe shërbimit ndaj komunitetit.

Haxhi Qani Iseni ka qenë ndër kontribuuesit e parë në themelimin e Xhamisë Qendrore të fshatit, në një periudhë të vështirë kur jo vetëm ndërtimi, por edhe diskutimi për ndërtimin e një xhamie, ishte sfidues. Po ashtu, ai ka qenë anëtar i këshillit inicues për rindërtimin e Mektebit dhe të Xhamisë së Vjetër të fshatit.

Ndihmesa e tij nuk është kufizuar vetëm në jetën fetare. Ai ka qenë aktiv edhe në periudhën e strehimit të refugjatëve nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe nga Kosova, duke dhënë kontributin e tij në mbështetje të tyre.

Në emër të hoxhallarëve, anëtarëve të Myftinisë së Tetovës, xhematit dhe në emrin tim personal, e lusim Allahun e Madhëruar që Haxhi Qani Isenin ta mëshirojë me mëshirën e Tij të pakufijshme dhe ta shpërblejë me Xhenet. Familjes së tij i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe i urojmë durim e forcë në këtë kohë të dhimbshme.

BFI – Myftinia e Tetovës

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments