E martë, 1 Prill, 2025

Gashi: Shteti digjital është e ardhmja bashkë me ju

Date:

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka zhvilluar takim edhe më nxënësit dhe drejtuesit e një shkolle dixhitale në Shkup. Nga këtu, Gashi ka treguar se shkollat e ttilla kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e shtetit. “Estonia, Finlanda Danimarka e shtetet tjera tashmë kanë kaluar në një nivel tjetër të ofrimit të shërbimeve. Ato janë model I ndryshimit dhe transformimit dixhital, të cilin duhet ta ndjekim edhe ne. Me ju do të mund të zbatojmë planet për shfrytëzimin e teknologjisë në të gjitha fushat”. Kryetari i Alternativës ka thënë se duhet të shfrytëzohen potencialet e teknologjisë në luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e shërbimeve.
“Do të shfrytëzojmë potencialet e teknologjive në mjekësi, arsim, shërbime komunale dhe do të angazhohemi që e gjithë kjo të bëhet me të vetmin qëllim që t’ua lehtësoj jetën qytetarëve dhe ta luftoj
korrupsionin siç edhe është dëshmuar. Prandaj duhet ta ndryshojmë praktikën e deritashme”, ka thënë Gashi, duke bërë me dije se ndryshimi bëhet fillimisht me votë në zgjedhje.

“E ndryshimi duhet të bëhet fillimisht me votë në zgjedhje për t’i hap rrugë investimeve në infrastrukturën digjitale”. (INA)

spot_img

Shpërndaje

Abonohu

Popular

Më shumë si kjo
Related

Gatishmëria 2030, BE-ja ndanë 800 miliard euro për mbrojtje

GATISHMËRIA 2030 Komisioni Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë...

Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin...

Kapet me 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”,...