Nga Nafie SELMANI

Z.Bujare, para disa viteve u shkarkua nga detyra ne vendin e saj te punës, për shkak te bindjeve te saja politike. Njësoj, ajo dje u shkarkua për te njëjtat arsye. Herën e pare, nga oponentët politik, dje edhe nga bashkëpartiakët e saj. Goditja e armikut, gjithnjë është më pak, ose fare hiç e dhimbshme, krahasuar me goditjen e atij të cilin e ke konsideruar, mik/e, bashkëpunëtor/e, dhe keni punuar për të njëjtën ideologji politike.

z. Bujare, për më keq, qenka sulmuar edhe në baza seksiste në mënyrën më të ulët, në rrjetet sociale, nga aktivistët e partisë, për të cilën ajo ka dhënë kontribut të çmuar. Kjo, është për çdo dënim, dhe për habinë time, nuk pashë ndonjë reagim nga gratë/aktiviste të ASH-së, por as nga gra tjera, duke e dënuar këtë gjest KATUNDARESK PRIMTIV politik. Heshtja në këto rast, quhet MIRATIM

Bujare, anise në disa raste ndoshta nuk jam pajtuar me ty, sot në shenjë përkrahjeje me ty, vetëm dy fjalë kam, MOS TA NDIN HIÇ!

Ti nuk je përgjegjëse për mentalitetin afrikan të aktivistëve të partisë ku ke dhënë kontribut, as për gratë që kurrë nuk u mësuan të solidarizohen, PËRNJËMENDTË, por këtë e bëjnë vetëm rrejshëm në tryeza te rrumbullakëta, seminare, trajnime, media, etj.