8 C
Tetovo
E premte, 17 Korrik, 2026
BallinaSportGostivari bëhet qendra e boksit profesionist më 23 korrik – Benjamin Imeri...

Gostivari bëhet qendra e boksit profesionist më 23 korrik – Benjamin Imeri mbron titullin në “Global Fight Night”

Gostivari do të jetë nikoqir i një prej ngjarjeve më të mëdha sportive të kësaj vere. Më 23 korrik 2026, duke filluar nga ora 18:00, në Sallën e Sportit “Rinia” do të zhvillohet eventi ndërkombëtar i boksit profesional Global Fight Night, ku do të ngjiten në ring disa nga emrat më të njohur të këtij sporti.

Në ndeshjen kryesore të mbrëmjes, kampioni aktual Benjamin Imeri do të përballet me Edwin Mosquera, në një duel që pritet të zgjojë interesim të madh te adhuruesit e boksit.

Pjesë e spektaklit do të jetë edhe Denis Nurja, i cili vetëm dy muaj më parë u ngjit në ring në Australi përballë Tim Tszyu, në një event të ndjekur nga më shumë se 15 mijë spektatorë. Në Gostivar do të boksojë gjithashtu edhe Mikel Cullhaj, një nga emrat më të spikatur në kategorinë Cruiserweight, i cili vazhdon të mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesionale.

Në “Global Fight Night” do të marrin pjesë edhe boksierë të njohur ndërkombëtarë, mes tyre Rico Giger nga Zvicra, Anthony El Moeti, Taylan Coskun dhe Blendon Sadiki, duke i dhënë eventit karakter të fuqishëm ndërkombëtar.

Organizatorët presin një numër të madh sportdashësish dhe premtojnë një mbrëmje me duele spektakolare, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër boks të nivelit të lartë profesional.

Global Fight Night do të mbahet më 23 korrik, në ora 18:00, në Sallën e Sportit “Rinia” në Gostivar. Eventi pritet të jetë një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme të vitit në rajon.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments