Një grua është arrestuar të shtunën në Suharekë pasi dyshohet se ka shkaktuar “dhunë në familje”.

Sipas raportit të Policisë, e dyshuara ka goditur me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj dhe i ka kërkuar atij të dalë nga të shtëpia.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia ka sekuestruar mjetin e përdorur në incident, kaçavidën.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.