Një grua i ka raportuar në polici fëmijët e kunatit të saj për sulm fizik që dyshohet se ka ndodhur të hënën mbrëma në Vushtrri.

Policia ka raportuar të martën se viktimës i janë shkaktuar lëndime dhe shkak i këtij sulmi ishte një kontest pronësor.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti është duke u hetuar.