Afërdita Mislimi Hamza, anëtare e kryesisë qëndrore të Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe njëra nga themelueset e kësaj partie nëpërmjet në postimi në fejsbuk ka reagur në lidhje me atë se si doktor Arben Taravari arrin të fitoj për të disatën herë në Gostivar.

Në vazhdim mund të ndjekim shkrimin e plotë:

“Kur na pyesin se cili është çelësi i fitores së Arben Taravarit në Gostivar, u them: sinqeriteti, modestia, urtësia, edukata familjare! Ne nuk kemi shfaqur asnjëherë arrogancë, nuk kemi shantazhuar, nuk kemi blerë vota, nuk kemi kërcënuar. Ne u kemi bërë ballë të gjitha këtyre me urtësi e mirësi! Kështu do të veprojmë edhe në qeverisjen qendrore. Gjithandej, ata që nuk votuan, tashmë janë të bindur se ne jemi shumë më ndryshe e shumë të vendosur ta sjellim ndryshimin. Bashkë me vëllezërit e motrat nga diaspora me 8 Maj do ta vulosim fitoren!”