Kompanitë filmike që janë në pronësi të aktorëve të famshëm të Hollywoodit po “garojnë” që ta bëjnë film librin e shumëpërfolur memoar të këngëtares Britney Spears, raporton DailyMail.

– Advertisements –

Kompania e aktores Shonda Rhimes “Shondaland Productions” që më parë kishte bërë serialet “Grays Anatomy” dhe “Bridgerton”, thuhet se është në garë me kompanitë filmike “Plan B Entertainment” në pronësi të aktorit Brad Pitt, “LuckyChap Productions” e aktores Margot Robbie, “Hello Sunshine” e aktores Reese Witherspoon, etj.

Ani pse s’ka pasur asnjë takim konkret rreth çështjes në fjalë, Spears ka qenë duke mbajtur shumë takime me kompani filmike në muajt e fundit.

Është raportuar se producentët janë jashtëzakonisht të durueshëm dhe të gatshëm të presin derisa Spears të jetë e gatshme ta çojë projektin në ekran.

“Asaj nuk i intereson kush je, gjithmonë ka qenë kështu, është vetëm stili i Britney” ka thënë për “The Ankler” një producent që më parë ka punuar me Spears.

Libri ku bëhet fjalë për jetën e koklavitur të këngëtares, arriti të shesë 1.1 milion kopje vetëm në javën e parë pas publikimit dhe po konsiderohet sukses i madh që gjithashtu ka marrë vlerësime të larta nga kritikët.