Kryetari i “Alternativës”, Zeqirija Ibrahimi, ka postuar një fotografi të vitit 2012 kur policia arrestonte gratë shqiptare gjatë aksionit policor “Monstra”.
“Një përkujtim për Plakun e Soravisë se çka nënkupton poshtërimi i shqiptarëve. Kjo është foto kur ai ishte në pushtet më 2012.
E për këta të tjerët që e paskan kuptuar “poshtërimin e shqiptarëve” na mbetet veç të lutemi “Mos u bëfsh me të qa vajtueset e Zajazit!”, ka shkruar Ibrahimi.