Nëse ka diçka të garantuar në botën e media sociale është se platformat do të kopjojnë funksionalitetet e njëra-tjetrës, transmeton PcWorld.
Megjithatë shkëmbimi më i fundit mes tyre është i pazakontë. Instagram njoftoi se një funksionalitet i ri muzike bën që përdoruesit mund të shtojnë një këngë në profilin e tyre të Instagram.
Është një kopje e MySpace, një platformë e cila arriti kulmin kohë përpara se Instagram të ekzistonte dhe ngritja e kompanisë mëmë të Instagram, Meta, dhe platformave të saj, ishin fundi i MySpace.
Si funksionon ky opsion? Mund të zgjidhni një këngë duke klikuar “Edit Profile” dhe më pas “Add music to your profile.” Më pas mund të zgjidhni këngë apo të kërkoni në seksionin “For You.”
Prej aty mund të zgjidhni 30 sekonda të këngës që dëshironi të jetë në profilin tuaj.
Instagram ka bashkëpunuar me Sabrina Carpenter për të promovuar funksionalitetin ndërsa fansat mund të dëgjojnë këngën e saj të re “Taste.”