Gazetari Xhenur Iseni, gjithashtu tha që kandidati opozitar qe më bindës dhe më konceptual në në pikat që i paraqiti në këtë program.
“Në shumë çështje ishin të bindshëm të dy, por në më shumë çështje ishte më bindës kandidati opozitar.
Një pikë është ajo që ai tha se nëse do të arrijë të bëhet president tha që do të kërkojë nga BE që të mos kërkohen kushtëzime të tjera përveç se ndryshimeve kushtetuese.
Ai me këtë indeirekt i prek edhe shqetësimet e palës maqedonase të cilën Osmani nuk e përmendi.
Për mua më shumë rëndësi pati respekti.
E reja është ajo që thonin se opozita ska platformë dhe program, ndërsa ai dje e theu këtë narativë në Maqedonjië duke e treguar programin e vet me katër shtylla.
Një detaj që nuk më pëlqeu që ai i Bujar Osmanit kur tha se i kam numrat e shtetarëve më të mëdhenj në botë”, tha Iseni./tvklan.mk/