Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka përshëndetur vendimin e Asambles të OKB-së në Nju Jork për shpalljen e 11 korrikut “Dita ndërkombëtare e kujtimit dhe përkujtimit të gjenocidit të 1995-ës në Srebrenicë”. Mexhiti më tej shkruan se ky vendim është triumf i botës së qytetërur.
Sot në OKB, 11 korriku u shpall “Dita ndërkombëtare e kujtimit dhe përkujtimit të gjenocidit të 1995-ës në Srebrenicë”.
Ky vendim është një triumf i botës së qytetëruar liridashëse ndaj atyre që sot e kësaj dite nuk gjejnë dot guximin që të distancohen nga ky gjenocid që shokoi botën.
E përshëndes këtë vendim dhe lutem që akte të këtilla si Srebrenica e Reçaku mos përsëriten asnjëherë”, ka shkruar Izet Mexhiti – kryetar i Lëvizjes Demokratike.