Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social fejsbuk shkruan se definitivisht po kristalizohen dy taborët politikë në skenën politike në RMV, ku në njërën anë është klani Soravia, Llotaria, gjyqësia dhe në anën tjetër populli që do ndryshim.
Postimi i plotë i Mexhitit në fejsbuk:
Prej sot definitivisht kristalizohen dy taboret politike në skenën politike në RMV.
Në njërën anë janë ata që me apo pa vetëdije i shërbejnë klanit Soravia, Llotaria, Gjyqësia, dhe POPULLI që don NDRYSHIM në anën tjetër.
POPULLI e ka ndarë mendjen, NDRYSHIMI PO VJEN!