Debati mes Donald Trump dhe Kamala Harris do të mbahet të mërkurën e 4 shtatorit. Kandidati për president përmes një postimi në Truth Social thotë se debati ishte planifikuar të mbahej me Biden, të cilin e quan gjumash, dhe tani do të debatojë me zëvendëspresidenten Harris.
“Kam rënë dakord me Fox News për të debatuar me Kamala Harris të mërkurën, më 4 shtator. Debati ishte planifikuar më parë kundër ‘Gjumashit’ Joe Biden në ABC, por është ndërprerë pasi Biden nuk do të jetë më pjesëmarrës dhe unë jam në proces gjyqësor kundër rrjetit ABC dhe George Slopadopoulos, duke krijuar kështu një konflikt interesi.”, shkroi Trump.