Juventus ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Paolo Monteros si trajner të përkohshëm, pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit të premten pas finales së të Kupës së Italisë ndaj Atalantës.
Allegrit iu ndërpre mandati i dytë i Juventusit pasi shpërtheu në ndeshjen kundër Atalantas , përpara se të bënte një sërë kërcënimesh ndaj redaktorit të gazetës Tuttosport në tunelin e ‘Stadio Olimpico’.
Kontrata e tij do të skadonte në verën e vitit 2025, megjithëse shumë besonin se ‘Bianconerët’ do t’i jepnin fund partneritetit një vit përpara përfundimit të afatit.
Tani përmes një komunikate zyrtare, Juventusi ka njoftuar se Montero do ta drejtojë ekipin në dy ndeshjet e mbetura në ligë.
Montero është trajneri i ekipit U19 të Juventusit. Ai gjithashtu ka 278 paraqitje për ‘Zonjën e Vjetër’, duke përfshirë 186 në Serie A, pasi ka luajtur si mbrojtës në Torino ndërmjet viteve 1996 dhe 2005.
Deklarata e Juventusit
“Paolo Montero do të marrë frenat e ekipit të parë të meshkujve për dy ndeshjet e fundit të sezonit të Serisë A, të cilat do t’i luajmë ndaj Bolognas dhe më pas në shtëpi te Monza.
“Aktualisht trajner i ekipit tonë U-19, të cilët përfunduan sezonin e tyre të shtunën, më 18 maj, Montero do të bëjë hapin drejt ekipit të parë për atë që ka mbetur nga sezoni aktual. Ai do të zhvillojë seancën e tij të parë me skuadrën të dielën, përpara se të përballet me Bolognën në orën 20:45 të hënën në mbrëmje në Stadio Renato Dall’Ara”.
“Paolo është një legjendë e Juventusit, së pari në fushë, dhe dikush që ka qenë prej kohësh bartës i ADN-së së klubit në stol”, thuhej në njoftimin e Juventusit./Telegrafi/