Në qytetin e Tetovës po bëhet përpjekje për të vendosur rend në komunikacion. Shërbimi marimangë në fokus kishte bulevardin Ilinden, ndërsa efektivët e policisë nuk lejonin që veturat të parkohen vend e pa vend. Kryetari Bilall Kasami tha se tani kanë bashkëpunim më të mirë me policinë dhe se nuk do të ketë kaos. I pyetur se kur do të ndërtohen parkingjet në kate, tha se komuna dhe policia do të përpilojnë një plan për të parë se ku ka nevojë..
“Sa i përket përpilimit të planit të mobilitetit në kuadër të atij plani do të bëhet ridestinimi i rrugëve dhe bulevardeve për të parë realisht se në cilët rrugë realisht në aspektin formal juridik do të kemi mundësi që ato vende të jenë parkime zonale. Në bazë të atij plani të mobilitetit, kur do ta shohim sa parkime të mbyllura zonale do kemi në Tetovë, në bazë të atij plani, do të bëhet matja veturave që lëviznin çdo ditë në komunën e Tetovës, atëherë do të kemi informatën se sa parkime na duhen shtesë në Tetovë dhe në cilët zona na duhen ato parkime shtesë. Atëherë do të jetë hapi i dytë që të ndërtojmë parkime shtesë ose në kate”, tha Kasami.