Rruga Tetovë-Prizren patjetër që do të jetë prioritet i qeverisjes së VLEN, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në intervistën për Euronews Albania.

“Patjetër që do të jetë prioritet dhe kjo nuk është vetëm deklarative por është edhe me vepra. Nga pozicioni i kryetarit të Komunës së Tetovës e din opinioni që bashkë me kryeministrin e Kosovës bëmë një vizitë në malësinë e Sharrit që duhet të kalojë edhe aksi rrugor Tetovë-Prizren, si rezultat i të cilës ne mund të them që detyruam Qeverinë e RMV-së të nënshkruaj marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.Sipas informatave diku gjashtë muaj ajo marrëveshje kishte qendruar në sirtarët e Qeverisë së Maqedonisë në Shkup. Më pas Qeveria u deyrua që të shpallin tenderin për përpilimin e projektit të tunelit që do lidh Tetovën me Prizrenin, një tunel diku mbi 6 kilometra”, tha Kasami.
Kreu i BESËS, njëherit eshe bartës i listës pë njësinë e zgjedhore numër 6 ka garantuar shqiptarët se në mandatin e parë do ta përmbyllin përfundimisht edhe autostradën nga Shkupi deri në Bllacë sepse kjo Qeveri nuk arriti të ndërtojë as 2 kilometra e nga ana tjetër Kosova ndërtoi autostradën 60 kilometërshe.