8 C
Tetovo
E martë, 29 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniTubimi VMRO-DPMNE-së Investime dhe Digjitalizim në Bërvenicë

Tubimi VMRO-DPMNE-së Investime dhe Digjitalizim në Bërvenicë

Kandidati për kryetar të Komunës së Brvenicës nga VMRO-DPMNE, Stojanço Radiçevski, mbrëmë prezantoi programin e tij zgjedhor, duke paralajmëruar vazhdimin e projekteve të nisura dhe investime të reja në infrastrukturë, ekonominë lokale, arsim dhe digjitalizim. Ai porositi se fushatën do ta zhvillojë me dinjitet, respekt dhe njerëzi, pa ofendime dhe ndarje, duke theksuar se në fokus duhet të jenë komuna dhe e ardhmja e saj.

Ndërtimin, rikonstruimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale në Çellopek, Tenovë, Stençe, Vollkovi dhe Bllacë, si dhe përfundimin e rrjeteve të kanalizimit në Sellarcë, Bërvenicë, Çellopek, Bllacë dhe Miletinë, paralajmëroi kandidati i VMRO-DPMNE-së, për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, Stojanço Radiçevski, me qëllim, siç theksoi, tërheqjen e investimeve të reja dhe hapjen e vendeve të punës.

“Për të rinjtë dhe ekonominë, do të hapim fondin lokal të inovacionit ‘Të rinjtë me ide’, inkubatorin e biznesit ‘Biznesi im, komuna ime’, qendrën për dije dhe aftësi praktike, si dhe programe për mbështetjen e sipërmarrjes së grave dhe zhvillimin rural përmes ‘Fshati me biznes’. Nuk i harroj as më të rinjtë dhe as më të moshuarit. Do të ndërtojmë kopsht të ri për fëmijë në Çellopek, do ta zgjerojmë kopshtin në Brvenicë, do të hapim një shtëpi për të moshuar me kapacitet deri në 50 përdorues, si dhe do të investojmë në efikasitetin energjetik dhe qasjen në shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta. Në epokën digjitale, do të vendosim internet falas në hapësirat publike”

Investime, infrastrukturë, kompani vendore më të fuqishme dhe më shumë para që në fund të ditës do të mbeten në buxhetet familjare”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e mbrëmshëm në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme lokale, nën sloganin “Një Bërvenicë për të gjithë! Ta ruajmë fuqinë e unitetit!”

HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër

“Gjysmë miliardë euro, me ardhjen e kësaj qeverie, janë mjete të orientuara drejtpërdrejt në komuna. Disa milionë kanë përfunduar pikërisht këtu, në Bërvenicë. Dhe tani duhet të bëjmë një plan që vitin e ardhshëm të kemi thirrje të re, për financim të ri dhe projekte në komuna.Në kushte kur bota po jeton në pasigurinë më të madhe, në kushte kur kemi krizën historike, epike, më të vështirë dhe më të madhe energjetike, kur në mbarë botën karburantet kanë arritur deri në 3 euro për litër, sot në Maqedoni, falë politikave dhe rregullores së re të miratuar për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, dizeli po lirohet.

Me projektin “Dokumenti yt – puna jonë”, kandidati për kryetar të Brvenicës paralajmëroi edhe vendosjen e një platforme digjitale përmes së cilës qytetarët do të mund të aplikojnë nga shtëpia për dokumente dhe shërbime, si certifikata, leje dhe vërtetime, pa pritur në sportele.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments