Sot kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, priti në zyrën e tij aktorin e ri nga Tetova, Ledion Mulaku, i cili hapat në aktrim i ka nisur që në moshë të hershme.
Kryetari Kasami u shpreh se suksesi I tij është një shembull frymëzues për të rinjtë e Tetovës dhe një dëshmi e potencialit të madh që ka rinia e qytetit në fushën e artit dhe kulturës.
“Jemi krenarë për arritjet e Ledionit dhe do të mbështesim çdo talent të ri që e përfaqëson Tetovën me dinjitet”’ shkruan Kasami në Facebook.
Ledion Mulaku ka qenë pjesë e disa projekteve filmike dhe serialeve të rëndësishme në rajon, si filmat “Dashuria s’mjafton” dhe “Shkëmbimi”, seriali ndërkombëtar Sunrise, si dhe projekti më I fundit “Krejt e thirrin Rexhen”, ku ai interpreton një nga rolet protagoniste dhe është vlerësuar me çmimin Best Young Actor.