8 C
Tetovo
E diel, 13 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniShasivari: Mos më atribuoni qëndrim që nuk e kam thënë, nuk ia...

Shasivari: Mos më atribuoni qëndrim që nuk e kam thënë, nuk ia kam mbledhur votat Gjykatës Speciale si Ali Ahmeti e Berat Buzhala

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shasivari, ka reaguar ndaj, siç thotë ai, tentativave për të shtrembëruar dhe keqinterpretuar qëndrimin e tij për Gjykatën Speciale në Kosovë.

Shasivari thekson se nuk e ka mbështetur Gjykatën Speciale dhe aq më pak ka kontribuar në sigurimin e votave për themelimin e saj, duke përmendur Ali Ahmetin dhe Berat Buzhalën.

“Unë as e kam mbështetur dhe aq më pak ia kam mbledhur votat Gjykatës Speciale, siç kanë bërë Ali Ahmeti e Berat Buzhala, që e pranojnë edhe vetë”, ka shkruar Shasivari.

Ai thotë se Gjykata Speciale tashmë është realitet dhe se thirrja e tij kishte për qëllim interesin e Republikës së Kosovës, imazhin e UÇK-së dhe shqiptarëve në përgjithësi.

“Prandaj, në vend që të më atribuoni diçka që nuk e kam thënë, lexoni atë që kam thënë në të vërtetë”, ka theksuar Shasivari.

Sipas tij, keqinterpretimet dhe shtrembërimet janë pjesë e betejave politike nga ata që, siç shprehet, përdorin çdo gjë të shenjtë për qëllime politike.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments