E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeKatër perimet dhe dy frutat që kanë aftësi shëruese

Katër perimet dhe dy frutat që kanë aftësi shëruese

Rruga drejt shërimit dhe kurimit kalon nga stomaku sidomos në këto kohë që progresi i botës bëhet në një hap me atë të sëmundjeve.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për aftësitë shëruese të 6 frutave dhe perimeve, të cilat duhet të jenë patjetër pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Për shembull, lëkura e qershisë largon dhimbjet njësoj si ibuprofeni. Apo avokado shërben si një zbutës i shkëlqyer për flokët.

Zbuloni për vlera të tjera shëruese të frutave dhe perimeve në rrjeshtat e mëposhtëm.

6 Perime dhe fruta me aftësi shëruese
Më shumë energji
Nëse dëshironi më shumë energji, konsumoni fruta me gjithë lëkurë.

Molla për shembull ofron shumë fibër, e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë.

Kundër dhimbjeve muskulare
Qershitë përmbajnë më shumë substanca anti-inflamacion se çdo ushqim tjetër.

Këto substanca gjenden kryesisht tek pjesa e lëkurës së qershive.

Fol ju këshillon se lëngu i tyre është shumë efikas kundër dhimbjeve muskulare.

Fuqi për organizmin
Spinaqi është një burim i shkëlqyer me vitaminat A, K, C dhe acid folik, përveçse është një burim shumë i mirë me mangan, magnezi, hekur dhe vitaminën B2.

Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është e vështirë për të gjetur zarzavate me këtë vitaminë, përveç spinaqit.

fol ju bën të ditur porcion me 100 gram spinaq ka 23 kalori, 3 gr proteina, 0 gr yndyrna, 4 gr karbohidrate dhe 2 gr fibër.

Flokë të shëndetshëm
Avokado dhe ushqimet e tjera të pasura me acide yndyrore omega-3 janë të nevojshme për një skalp të shëndetshëm.

Avokado përmban sasi të larta të vitaminave B dhe E të cilat janë ideale për rritjen e flokëve.

Kjo është arsyeja përse avokado përdoret gjërësisht në maska flokësh.

Lëkurë plot shkëlqim
Karrotat përmbajnë karotenoidë dhe beta karoten, dy substanca që i japin lëkurës shkëlqimin e shëndetshëm.

Për më tepër, AgroWeb.org ju informon se beta karoteni ndihmon në prodhimin e kolagjenit të lëkurës.

Imunitet të fortë
Kërpudhat përmbajnë sasi të larta të lentinanit, një substancë që e mban imunitetin të fortë dhe mbi të gjitha ul rrezikun e infeksioneve./AgroWeb.org

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments