Komisioni Evropian ka dhënë kredi për Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 50 milionë euro, si për ndihmë makrofinanciare për vendin.

Siç njoftoi sot Komisioni Evropian, këto fonde duhet të ofrojnë mbështetje shtesë për Maqedoninë, ekonomia e së cilës është prekur rëndë nga kriza energjetike e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

“Ndihma do të mbështet qëndrueshmërinë makroekonomike dhe do të sigurojë reformat e mëtejshme në lidhje me programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Maqedoninë. Kjo do t’i ndihmojë Maqedonisë që të përparojë në rrugën e saj evropiane”, thuhet në raport.